Travis në koncert, Kylie e ndjek pas

Mediale Vip

Travis në koncert, Kylie e ndjek pas

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 12:46
Travis dhe Kylie

Travis Scott doli në skenën e iHeartRadio Music Festival, të shtunën mbrëma në Las Vegas.

Reperi ishte i shoqëruar nga Quavo, Chance The Rapper, Demi Lovato dhe French Montana.

E dashura e tij, Kylie Jenner, kërceu së bashku me këngëtari, por prapa skenës. French ndau një video në Instagram ku Kylie shihet pak para se ai të dalë në skenë.

20-vjeçarja thuhet se është shtatzënë me fëmijën e Travis, por asnjëri nga ata nuk e kanë konfirmuar lajmin.

“Ajo kishte të veshura pantallona të ngushta, dhe kishte pesë roje sigurie duke bllokuar çdo fotograf”, tha një burim prapa skenës për JustJared.com.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat