"Shteron" Top Channel, tjetër personazh që ju ka shkrirë së qeshuri i ikën nga ekrani!

Mediale Vip

"Shteron" Top Channel, tjetër personazh që ju ka shkrirë së qeshuri i ikën nga ekrani!

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 13:24
Elvis Pupa

Të shumtë kanë qenë largimet nga Top Channel të figurave të rëndësishme të gazetarisë dhe moderimit që i dhanë fuqi ekranit të Top-Medias.

Por pas largimeve masive mes emrave si Adi Krasta, Marina Vjollca, aktorë të shumtë të programit të humorit “Portokalli”, i radhës që braktis Top-Median është Elvis Pupa. Aktori i humorit që e ka nisur karrierën e tij në “Portokalli” me rolin e njohur të “Ninit të Bules”, pati mjaft sukses me programin e tij “M’fal për Shprehjen” që transmetohej në Digitalb.  

Pas aventurës së tij një vjeçare si moderator në DigitAlb ,aktori njofton se programi i tij do nuk do të jetë më në këtë ekran, dhe njëherësh paralajmëron surpriza të reja.

"Per te gjithe ju qe me keni pyetur ne komente dhe inbox, programi i ri nuk do te jete ne DigitAlb.Ju falenderoj shume per mbeshtetjen. Surpriza te bukura jane rruges". shkruan Elvis Pupa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat