Audrina flet për herë të parë pas kërkesës për divorc

Mediale Vip

Audrina flet për herë të parë pas kërkesës për divorc

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 15:35
Audrina Patridge

Ish-ylli i Hills ka shpërndarë një video në Instagram të vajzës së saj Kirra, me një mesazh falënderues për fansat e saj, për mbështetje për ditët e vështira nëpër të cilat ajo po kalon.

Audrina Patridge ka folur për herë të parë pas kërkesës për ndarje nga bashkëshorti i saj, Corey Bohan, me të cilin ishte martuar që dhjetë muaj.

Zëdhënësi i Patridge ka thënë se prioritet i saj numër një është e bija e saj dhe se aktorja ka nevojë për pushim gjatë kësaj kohe.

Patrdige ka bërë të ditur se shkak i kërkesës për ndarje është dhuna familjare.

Sipas saj, Bohan është treguar shumë xheloz dhe agresiv gjatë kohës që ajo punonte.

Seanca dëgjimore pritet të mbahet në tetor.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat