Angelina bën diçka të madhe për Haxhi Shalën

Mediale Vip

Angelina bën diçka të madhe për Haxhi Shalën

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 13:07
Angelina dhe Haxhi Shala

Emri i Haxhi Shalës, deputetit të partisë ‘Nisma’ në Kosovë dhe këngëtares Angelina që ka publikuar foto intime me të duke bërë publike lidhjen e tij jashtëmartesore ka qenë një nga lajmet më të përfolura të ditëve të fundit në mediat rozë.

Këngëtarja me banim në Gjermani postoi jo vetëm foto me të por edhe mesazhe të shkëmbyera me familjarët e tij dhe kërcënimet prej tyre.

Ndërkohë, duket se këngëtarja nuk ka ndërmend të heqë dorë nga deputeti i Kosovës. Ajo ka publikuar tatuazhin e saj të ri në pjesën e krahut, e teksa ndjekësit e pyesin për kuptimin, ajo shkruan: ‘Nëse dikush ta merr atë për të cilin ti jeton, deri ku shkon ti që ta kthesh atë prapë.’

Më pas këngëtarja vijon të shkruajë: ‘Unë se lëshoj deri sa ai më don’.

Nuk ka patur ende një prononcim zyrtar nga deputeti shqiptar që kur tha se kënëgtaren e kishte thjesht një simpatizante që kishte qënë prezente në takime në kuadër të programi të partisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat