Schwarzzeneger viziton një qendër fitnesi në Angli

Mediale Vip

Schwarzzeneger viziton një qendër fitnesi në Angli

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 13:24
Arnold Shwarzzeneger

Arnold Shwarzzeneger e ka befasuar  stafin e një palestre në Leeds  duke i vizituar në vendin e tyre të punës.

Ylli i The Terminator  dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, 70 vjeçar, e vizitoi studion e ushtrimeve 1-RM në qytetin e Yorkshire të mërkuren mbrëma.

Schwarzenegger ishte në Leeds  për të folur në një ngjarje të Royal Armouries.

Sipas stafit të palestrës, Schwarzenegger kaloi një orë në palestër, duke arritur në ora 10, pas sesionit të trajnimit që ishte aranzhuar nga “një mik i mikut”.

Palestra ishte mbyllur për publikun, përderisa badibilderi i shndërruar në aktor e më pas edhe në politikan, ushtroi atje, por shumica e stafit mbeti që ta takojë yllin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat