Perrie Edwards lëshohet nga spitali

Mediale Vip

Perrie Edwards lëshohet nga spitali

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 23:55
Little Mix

Perrie Edwards nga Little Mix për fat të mirë është liruar nga spital, pas problemeve të fundit me shëndetin.

Këngëtarja ishte shumë e sëmurë dhe nuk kishte mundësi të performonte me anëtarët e grupit të saj, në festivalin muzikor iHeartRadio gjatë fundjavës.

“Pershëndetje njerëz”, shkroi ajo në një post në Instagram. “Unë jam jashtë spitalit, në shtratin tim dhe më mirë”.

“Ju faleminderit mjekëve dhe infermierëve në spitalin në Las Vegas, që u kujdesën për mua”.

Perrie thuhet se u dërgua në spital për shkak të dhimbjeve në stomak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat