Crawford tregon se pse e la të bijën të merret me modelim

Mediale Vip

Crawford tregon se pse e la të bijën të merret me modelim

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 15:06
Cindy Crawford dhe Kaia Gerber

Modelja e njohur, Cindy Crawford ka arsyetuar vendimin e saj që ka lejuar të bijën 16 vjeçare, Kaia Gerber të merret me modelim.

Supermodelja ka thënë se ajo është më shumë e shqetësuar të lejojë të bijën të ngasë makinën se sa që ajo të futet në botëm e modës.

“Vajza ime ka marrë lejen e vozitjes. Jam shumë më shumë e shqetësuar që ajo të vozisë vetë se sa që ajo të jetë pjesë e botës së modës”, ka thënë modelja për The Associated Press.

Crawford vazhdoi të shpjegojë se ajo ndjehet se ka përparësi, sepse ajo vetë ka qenë një pjesë e kësaj industrie për kaq shumë kohë dhe prandaj mund t’u japë fëmijëve të saj këshillat më të mira.

“Gjëja e mirë për fëmijët e mi është se unë e njoh shumë mirë atë botë”, tha ajo. “Ndjehem sikur “kush më mire mund t’i udhëzojë ata se sa unë?””.

Crawford gjithashtu shtoi se edhe pse mosha 16 vjeçare mund të duken shumë të vegjël për të qenë në qendër të vëmendjes, kjo është thjesht normale në mode.

“Në disa mënyra, unë do të doja ta kisha shtyrë atë një vit ose dy, por ajo është 16 vjeçare. Edhe unë isha në këtë moshë kur fillova këtë punë por në modë kjo është mosha kur njerëzit fillojnë të merren me këtë punë”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat