Luke Perry kremton ditëlindjen e 51-të

Mediale Vip

Luke Perry kremton ditëlindjen e 51-të

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 19:56
Luke Perry

Aktori ishte bërë i famshëm në serinë e njohur 'Beverly Hills 90210' dhe sot është yll i 'Riverdale'. I urojmë ditëlindjen e tij të 51-të.

Aktori amerikan u lind më 12 tetor 1966 në Ohio dhe shumë shpejt pas përfundimit të shkollës së mesme shkoi në Nju Jork për të kërkuar punë si aktor.

Ai kaloi pa sukses 215 audicione derisa nuk fitoi angazhimin në një reklamë të televizionit. Pas disa roleve të vogla, ai shkoi në audicionin për dramën e të rinjve "Beverly Hills 90210".

Perry dëshiroi të marrë rolin e Steve, të cilin e mori Ziering, ndërsa ai u bë Dylan McKay.

Luke Perry ka luajtur edhe në filmin "Buffy, vrasësja e vampirëve” në vitin 1992.

“E di se gjithmonë do të më lidhin me Dylan McKay, por kjo është në rregull. E kam krijuar, ai është i imi”, ka thënë Perry, të cilin aktualisht mund ta ndjekim në serinë "Riverdale".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat