Rita Ora performoi në paradën e komunitetit LGBTI

Mediale Vip

Rita Ora performoi në paradën e komunitetit LGBTI

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 15:50
Rita Ora

Ditë më parë edhe në shtetin e Kosovës është zhvilluar parada e parë e krenarisë së komunitetit LGBTI.

Por, ngjarja kryesore botërore si zakonisht zhvillohet në Georgia të Atalantës në SHBA, ku bëhen bashkë dy festivale në një: “Atlanta Pride Festival” dhe “Atlanta Gay Gay Pride”.

E pikërisht në këtë vend ka performuar edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila u shfaq në një skenë gjigante nën perëndimin e diellit.

Rita ka falënderuar përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram për dashurinë e madhe të treguar nga fansat e këtij festivali.

“Ju dua. Vazhdoni të frymëzoni botën dhe mua. Faleminderit që më bëni të ndihem se është në rregull të jesh i shkëlqyer ashtu siç jeni ju”, ka shkruar ndër të tjera Ora.

‘Atlanta Pride’, përfundon sot, ndërsa gjatë viteve, disa e kanë konsideruar ngjarjen vjetore të jetë një festim kryesisht i bardhë.

Ndryshe, Rita brenda javës e ardhshme pritet të publikojë këngën më të re, të cilën gjë e ka konfirmuar Ora. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat