Kylie Jenner tradhëton veten, shfaq barkun pas lajmeve mbi shtatzëninë!

Mediale Vip

Kylie Jenner tradhëton veten, shfaq barkun pas lajmeve mbi shtatzëninë!

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 16:01
Kylie Jenner

Prej kohësh tashmë përflitet që Kylie Jenner është në pritje të ëmbël, edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë ajo apo të afërmit e saj. Që nga fillimet e aludimeve të tilla, 20-vjeçarja duket se është ‘zhdukur’ nga rrjeti, duke e lënë pas dore aktivitetin në rrjetet sociale. Një ndryshim i tillë është parë që në fundin e shtatorit, deri sa 24 orët e fundit kanë treguar jo pak mbi Kylie-n.

Në videon e postuar në Snapchat nga Jenner, ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’ është shfaqur duke kërcyer me një nga këngët e të dashurit e saj, Travis Scott. Veshur vetëm me reçipeta sportive, Kylie ka zbuluar pak nga barku i saj, i cili duket mjaft i fryrë. Është hera e parë që shtatzënia e Jenner shfaqet kaq dukshëm, ndërsa internet tashmë është mësuar me idenë e këtij ndryshimi në jetën e 20-vjeçares.

 

Queen of pregnancy???????????? @kyliejenner #kyliejenner

A post shared by KYLIE JENNER (@kylie.fav) on

Tashmë, mbetet për të parë më shumë nga Khloe…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat