Këngëtari i njohur rrëfen: “Edhe mua më kanë ngacmuar seksualisht…”

Mediale Vip

Këngëtari i njohur rrëfen: “Edhe mua më kanë ngacmuar seksualisht…”

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 16:38
Tom Jones

Hollivudi është tronditur gjatë javëve të fundit nga skandali i abuzimeve dhe ngacmimeve seksuale të themeluesit të “Miramax” dhe “Weinstein Company” Harvey Weistein. Dhjetëra aktore të njohura e më pak të njohura kanë guxuar të rrefejnë eksperiencat e tyre me producentin.

Por, duket se në Hollivud, jo vetëm aktoret e reja janë ngacmuar në fillimet e karrierës së tyre. Një rrëfim të tillë shokues ka bërë edhe këngëtari i njohur Tom Jones. 77-vjeçari, trajner në spektaklin “The Voice UK” ka treguar se e kanë ngacmuar në këmbim të kontratave.

“Kjo nuk ndodh vetëm në industrinë e filmave , por edhe në muzikë”, ka treguar Jones gjatë një interviste për “Radio 5”. Ai është shprehur se e kanë ngacmuar në fillimet e karrierës dhe është ndjerë i tronditur, por është përpjekur t’i kalojë këto momente shokuese.

Ai ka shtuar se pas kësaj situate është përgjigjur “Jo, faleminderit!” dhe është larguar. Kur je pjesë e showbizit, je në sytë e botës dhe shpesh të duhet të pranosh të keqen si një të mirë, por drejtësia do të fitojë e do të provojë se kush ka vepruar gabim”, ka thënë këngëtari i “Sex Bomb”.

Jones është pjesë e panelit të trajnerëve të “The Voice UK” së bashku me Jennifer Hudson, Will.i.am dhe Olly Murs.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat