Shpenzon miliona për dashnoren e re, Kourtney e palumtur

Mediale Vip

Shpenzon miliona për dashnoren e re, Kourtney e palumtur

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 22:35
Sofia dhe Scott

Scott Disick shpenzon miliona dollarë për të impresionuar të dashurën e tij të re.

Scott Disick (34) dhe Sofia Richie (19) më nuk e fshehin se janë të dashuruar.

Ish-partneri i Kourtney Kardashian (38), publikisht tregon butësinë e tij me vajzën e Lionel Richie. Çifti kësaj jave po qëndron në Itali, ku 19-vjeçarja në fakt edhe punon, ndërsa gjatë momenteve të pushimit argëtohet me Scott.

“Çdo moment të lirë e kalojnë në bashku. Kënaqen me drekat romantike, vozitjen me gondola, por edhe shkuarjen në shoping”, ka thënë një burim.

Scott shpenzon një pasuri të tërë për Sofia dhe për këtë arsye Kourtney nuk është e lumtur.

“Kourtney është e zemëruar pasi që derisa ishin së bashku, atë nuk e kishte trajtuar në të njëjtën mënyrë. Atëherë ajo gjithmonë kishte qarë. Nuk dëshiron t’i kthehet Scott, por asaj nuk i pëlqen aspak atë që sheh”, ka thënë burimi.

Kourtney dhe Scott kanë së bashku djemtë Mason (7), Reign (2) dhe vajzën Penelopa (5).

Kourtney aktualisht është në lidhje me modelin Younes Bendjim (24), derisa Scott këtë verë kishte kaluar me shumë femra të bukura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat