Tarantino e pranon: kishte dijeni mbi aktet e Weinstein!

Mediale Vip

Tarantino e pranon: kishte dijeni mbi aktet e Weinstein!

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 15:44
Harvey Weinstein dhe Quentin Tarantino

Çështja e Harvey Weinstein nuk ka mbaruar ende, e mesa duket do të vazhdojë për një periudhë të gjatë. Ndër rradhët e regjisorëve, ishte fillimisht Woody Allen ai që shprehu keqardhje për viktimat e Harvey-t, ndërsa Kevin Smith shkoi një hap më tutje, duke deklaruar se çdo fitim të ardhur nga filmat e Weinstein do t’ia dhuronte kolegeve të prekura nga ky skandal. Tashmë, kishte ardhur rradha e Quentin Tarantino që të jepte një deklaratë publike, edhe pse kishte lajmëruar më herët për diçka të tillë.

Fillimisht, Tarantino dha një deklaratë, ku shprehu keqardhjen që ndjente për këtë rast në tërësi: “Përgjatë javës së fundit, ndihem i shtangur dhe zemërthyer për çka është zbardhur mbi jetën e mikut tim prej 25 vitesh, Harvey Weinstein. Më duhen edhe pak ditë deri sa dhimbja, emocionet, inati dhe kujtimet të proçesojnë sëbashku. Pas kësaj, do të flas publikisht mbi çështjen.”

Mesa duket, Tarantino është ndjerë gati për të shprehur qendrimin e tij mbi Harvey-n, nëpërmjet një interviste për Neë York Times. Regjisori shpjegoi se kishte dëgjuar më shumë se një herë raste ngacmimesh nga ana e Weinstein, dhe një ndër to lidhet drejtpërdrejtë me Mira Sorvino-n, një nga ish-të dashurat e Quentin. Tarantino rrëfen se Sorvino i kishte treguar një herë se si Harvey e kishte ndjekur i zhveshur nëpër hollet e hotelit, gjë që e kishte terrorizuar aktoren.

“Kisha dëgjuar pak nga këto raste. Më vjen shumë keq që nuk reagova në kohën e duhur”, ka deklaruar Tarantino, duke shtuar: “Nëse do ta bëja këtë, nuk do të më duhej as të punoja më me të.” Regjisori nuk nguron të thotë se çdo gjë që mund të thuhet tashmë, do të ngjasojë si një justifikim banal. Nga ana tjetër, ai iu drejtohet kolegëve që të mos sillen sikur nuk iu kishte rënë në vesh diçka e tillë më parë, pasi fjalët për skandalin e Weinstein kanë qarkulluar prej kohësh…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat