Ish i dashuri i aktores kapet mat me të dashurën e re: Është sozia e saj

Mediale Vip

Ish i dashuri i aktores kapet mat me të dashurën e re: Është sozia e saj

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 06:24
Meryem Uzerli dhe Alp Ozcan

Ajo është një nga aktoret më të famshme në Turqi. E njohur për rolin e saj si Selin tek "Mbretëresha e natës", Meryem Uzerli ka fituar zemrat e mijëra fansave. Edhe pse e sukseshme në jetën profesionale, fati nuk i ka  buzëqeshur kur vjen puna tek ana sentimentale.

Në vitin 2016 ajo u lidh me biznesmenin e njohur të jahteve Alp Ozcan, mirëpo pas konfliketeve të shumta që kishin si shkak edhe xhelozinë, dyshja i dha fund lidhjes në muajn maj, ndonëse Ozcan i kishte propozuar aktores për martesë.

Dhe duket se biznesmeni nuk ka humbur aspak kohë për të gjetur ngrohtësi në krahët e një tjetër gruaje. Një ditë më parë Ozcan është kapur mat me të dashurën e tij të re, modelen hollandeze Stephanie van Arendonk, e cila ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me aktoren e famshme të telenovelave turke.
Nga ana tjetër, Meryem Uzerli vijon të jetë beqare, ndërkohë që rrit e vetme vajzën e saj 3-vjeçare Lara, që ka lindur nga një lidhje e mëparshme e saja.

Image
Stephanie van Arendonk dhe Alp Ozcan
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat