Ja cili është aktori i cili e fitoi rolin e tij të parë për shkak të Instagramit

Mediale Vip

Ja cili është aktori i cili e fitoi rolin e tij të parë për shkak të Instagramit

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 06:37
"Nusja nga Stambolli"

"Nusja nga Stambolli" është një nga serialet më të ndjekur të momentit dhe një ndër aktorët më të rinj në moshë është Berkay Hardal, i cili interpreton në rolin e Murat.

Berkay ka lindur në Stamboll më 8 nëntor 1996 dhe aktualisht është vetëm 21 vjeç. Ëndra e tij, siç e ka shprehur edhe në një intervistë, ishte të bëhej futbollist, por kjo ëndërr mbeti përgjysmë për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Megjithatë ishte rrjeti social Instagram, ai që i dha një tjetër drejtim jetës së tij. Manaxherja Muzeyyen Karaka u njoh me Berkay-n vetëm nëpërmjet fotove të tij në Instagram dhe pikasi tek ai diçka të veçantë. Ajo ishte e bindur se Berkay kishte lindur për të qenë pjesë e botës së kinemasë.

Roli i parë që Berkay ka interpretuar është ai si Murat në serialin "Nusja nga Stambolli".
Aktualisht, aktori është në një lidhje dashurie me një tjetër aktore e cila interpreton gjithashtu në "Nusja nga Stambolli". 

Aktori Berkay Hardal,  i njohur si Murat në serialin "Nusja nga Stambolli" u dashurua me aktoren Hade Koyuncuolu, e cila interpreton rolin e Bades.

Image
Berkay Hardal
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat