Britani: Policia po zhvillon hetime kundër Weinsteinit

Mediale Vip

Britani: Policia po zhvillon hetime kundër Weinsteinit

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 18:48
Harvey Weinstein

Policia britanike po zhvillon hetime kundër producentit amerikan të filmit, Harvey Weinstein, për pretendimet për sulme seksuale ndaj shtatë femrave, ka rapotuar sot Press Association (PA).

Scotland Yard ka konfirmuar se në kuadër të një operacioni po hetohen 11 pretendime të ndara nga ana e shtatë femrave, por nuk e ka identifikuar asnjë person, që është subjekt i hetimeve, derisa të mos paraqiten akuzat.

Mediat britanike, përfshirë PA, raportuan se pretendimet janë të ndërlidhura me producentin Weinstein.

Policia tha se oficerët e njësisë së saj të Komandës për abuzim të fëmijëve dhe keqbërje seksuale po zhvillojnë hetime për 11 pretendime të sulmeve seksuale të kryera prej viteve të 80-ta e deri në vitin 2015, raporton AFP nga Londra.

Nënte sulme të dyshuara kanë ndodhur në Londër dhe dy jashtë juridiksionit britanik, por të dyja këto sulme janë refereuar te departamentet policore përkatëse.

Akuzat për sulme seksuale kanë vazhduar të paraqiten prej se hetimet në gazetat, New York Times dhe New Yorker, para tri javësh, kanë zbuluar një varg të rasteve të vërsuljes seksuale nga producenti i njohur filmik, Harvey Weinstein.

Më se 50 femra, përfshirë aktoret tejet të njohura, Gwyneth Paltrow, Angelina Jolie dhe Mira Sorvino, e kanë akuzuar Weinsteinin, 65 vjeçar, për keqtrajtim seksual.

Weinstein i ka hedhur poshtë pretendimet se ka vepruar pa pëlqimin e femrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat