Sabri Fejzullahu tregon se kush e shpalli të vdekur

Mediale Vip

Sabri Fejzullahu tregon se kush e shpalli të vdekur

Më: 5 nëntor 2017 Në ora: 14:23
Sabri Fejzllahu

Këtë të diel në emisionin”1 Kafe prej shpisë” ishte këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzllahu i cili fillimisht ka folur për lajmin e rrejshëm që është shpërndarë këto ditë kinse ai ka vdekur.

Ai tha se lajmin e parë ia ka dhënë menaxheri i tij Avni Selimi dhe e ka falënderuar atë nga zemra.

“Për mu si Sabri nuk më bënë përshtypje ndonjë gjë sepse kur vjen vdekja me radhë për vitet që i kam është krejt në rregull edhe çka t’ vjen mirë se erdhët prej Zotit, por mua më dhemb zemra mos prek në të rinj”, ka treguar këngëtari.

“Po unë mendoj, dyshimi është që është dikush në Maqedoni një person që gjithmonë gjëra të tilla lanson për mua. Unë e di që njëherë nuk i kam lejuar me hap instagram, por s’ka lidhje edhe kjo kalon”, ka pohuar Fejzullahu.

Ai tha se më shumti e kanë përjetuar keq nusja e djalit Ariana si dhe vajzat e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat