Mozzik foto me të dashurën, reagojnë ashpër fansat: S'të vjen turp puth gocën e hallës

Mediale Vip

Mozzik foto me të dashurën, reagojnë ashpër fansat: S'të vjen turp puth gocën e hallës

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 18:25
Mozzik dhe Loredana Zefi

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik prej disa muajsh po përflitet për një lidhje me Loredana Zefin megjithatë vetëm sot për herë të parë ai e ka pranuar lidhjen duke postuar një foto me të e duke i kushtuar një dedikim.

Çifti shfaqen në një pishinë gjatë pushimeve në Zvicër teksa po puthen. "Nuk ka gjë më të bukur në jetë sesa të gjesh një njeri që të lexon pa shkronja dhe të kupton pa fjalë", shkruan Mozzik.

Por fansat s'e kanë pritur aspak mirë këtë postim të reperit, sepse pak kohë më parë, Loredana për të fshehur lidhjen me Mozzik, u shpreh se reperin e kishte djalë halle.

"Si s'të vjen turp të puthësh vajzën e hallës dhe të shkruash këto për të", shkruan një komentues. "U prish bota, me vajzën e hallës të bësh kështu fotosh...", shkruan një tjetër komentues.

Image
Instagram
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat