U ndanë por Gomez dhe The Weeknd akoma janë miq

Mediale Vip

U ndanë por Gomez dhe The Weeknd akoma janë miq

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 15:34
Selena Gomez dhe The Weeknd

Lajmi se Selena Gomez është ndarë nga The Weeknd bëri bujë të madhe dy javë më parë.

Në ndërkohë që tashmë lajmi tjetër që ka zënë ballinat e mediave rozë është se Gomez është duke kaluar shumë kohë me ish të dashurin, Justin Bieber, duke u aluduar kështu në një ribashkim mes tyre.

Por pavarësisht të gjithave, duket se Gomez dhe the Weeknd janë miq të mirë dhe nuk ka hatërmbetje mes tyre.

Madje, Gomez e ka vërtetuar këtë kur ia ka “pëlqyer” një postim të fundit në Instagram ish-të dashurit.

Të dy e ndjekin akoma njëri-tjetrin në rrjete sociale, ani se më nuk janë bashkë.

Madje lidhja e tyre duket se ka përfunduar krejtësisht në paqe, pasi Gomez së fundmi është parë edhe teksa ka veshur xhaketën e ishit të saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat