Pasi ngriu vezët, Bleona lajmërohet nga spitali

Mediale Vip

Pasi ngriu vezët, Bleona lajmërohet nga spitali

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 19:07
Bleona

Një video të cilën këngëtarja Bleona Qereti e postoi sot në rrjete sociale nxiti reagime të shumta nga ndjekësit.

Në atë video, Bleona tregonte procedurën se si duhet ngrirë dhe ruajtur vezët në mënyrë që fëmijët t’i bëjnë kur ta gjejnë personin ideal.

Madje, gjithë këtë procedurë Bleona e tregoi duke aplikuar injeksionet në trupin e saj duke thënë që i jep prioritet karrierës.

“Jam e ngazëllyer t’iu njoftoj për rrugëtimin tim të ngrirjes së vezoreve me ju. Kjo procedurë ka qenë një avancim i rëndësishëm për gratë që duan të bëjnë karrierën e tyre prioritet.”, shkroi këngëtarja në atë video.

 

As an independent woman, I’m really proud of the fact that I’ve made my career a priority in my life and even more grateful for technologies that have given women the power to do this. I encourage all ambitious women to freeze their eggs until they find the perfect partner to spend their life with! To all of the beautiful girls out there: You now have the freedom to decide your priorities and make decisions on when to have babies independent of your biological clock! Thank you @guyringler #californiafertilitypartners #eggfreezing #femaleempowerment. Per te gjitha vajzat qe akoma nuk kane gjetur partnerin ideal per te bere nje femi, dhe ora biologjike ben “ tik tak” cdo dite ne mendjen e tyre, kjo eshte procedura e duhur- jo nxitimi te gjejne nje partner patjeter qofte dhe nese nuk eshte babai I duhur per femijen e tyre, thjesht vetem per te bere nje femije.... #femaleempowerment #emancipimiifemrave #loveyourself #mosunixito full video on my Facebook

A post shared by Bleona (@bleona) on

Pavarësisht, kritikave që mori nga ndjekësit në lidhje me këtë veprim, Bleona nuk ua vuri veshin dhe vazhdoi me hapin tjetër të kësaj procedure, duke u paraqitur në spital.

“Per te gjitha vajzat qe akoma nuk kane gjetur partnerin ideal per te bere nje femi, dhe ora biologjike ben “ tik tak” cdo dite ne mendjen e tyre, kjo eshte procedura e duhur- jo nxitimi te gjejne nje partner patjeter qofte dhe nese nuk eshte babai I duhur per femijen e tyre, thjesht vetem per te bere nje femije…”, shkruan ajo në video.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat