Vajza e Rob Kardashian feston ditëlindjen e parë

Mediale Vip

Vajza e Rob Kardashian feston ditëlindjen e parë

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 06:35
Dream dhe Rob Kardashian

Dream Kardashian është bërë një vjeçe sot dhe babai i saj i ka organizuar një ndejë siç dinë Kardashianët.

Rob Kardashian ka kaluar këtë ditë me vajzën e tij Dream, të cilët ishin të shoqëruar nga hallat Kim, Khloe dhe Kylie.

Kjo është shfaqja e Rob pas një kohe që ka qëndruar larg mediave, pas skandalit të fotografive eksplicite me Blac Chyna.

E kjo e fundit nuk ishte pjesë e këtyre festimeve, gjë që nuk është e çuditshme pasi që Chyna së fundmi ka paditur pothuajse tërë familjen Kardashian.

Image
Dream
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat