Mbreti i pakurorëzuar i Hollywoodit feston ditëlindjen e 43-të

Mediale Vip

Mbreti i pakurorëzuar i Hollywoodit feston ditëlindjen e 43-të

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 15:33
Leonardo Dicaprio

Aktori, njëherësh aktivisti për ekologji feston ditëlindjen e 43-të, ndërsa në qendër të vëmendjes ka qenë që nga vitet '90-ta.

Nëse për ndonjë aktor mund të thuhet se ka fituar zemrat e grave anembanë botës, ky është Leonardo Dicaprio.

Leo u lind më 11 nëntor, 43 vjet më parë, dhe para kamerave më të vogla dhe më të mëdha që nga ditët para pubertetit. Ai pastaj joshi bashkëmoshatarët e tij në reklama televizive derisa e vunë re “gjuetarët” e talentëve.

Ata e angazhuan në serinë Rosanne, por karriera e tij filloi në 'Growing Pains'. Menjëherë pas kësaj, filmi i tij i parë i madh “Çfarë e mundon Gilberto Grape”, u vlerësua për nominimin e tij të parë të akademisë.

Në vijim ishin filmat Romeo + Juliet, Titanik, “Një burrë nën maskën e hekurt” dhe shumë të tjerë.

Oscarin e mori pas tentimit të pestë për filmin 'Kthimi' të vitit 2015 mbi fuqinë e pabesueshme dhe aftësitë e një njeriu për të mbijetuar. Ai ishte i nominuar edhe për filmat  “Aviator”, “Blood Diamond” dhe “Wolf of Wall Street”.

DiCaprio ka qenë në lidhje me shumë femra të bukura, si Bar Rafaeli, Giselle Bundchen, Blake Lively dhe Rihanna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat