Konfirmohet dueti mes Noizyt dhe Ledrit?

Mediale Vip

Konfirmohet dueti mes Noizyt dhe Ledrit?

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 15:43
Ledri dhe Noizy

Dyshja shumë e pëlqyer e publikut shqiptar, Ledri Vula dhe Noizy kohë më parë kishin ‘acaruar’ marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

Por, sot çdo mosmarrëveshje mes reperëve është lënë pas dhe dyshja kanë raporte të mira me njëri-tjetrin.

Jo rrallë herë është folur për një bashkëpunim të mundshëm mes Ledrit dhe Noizyr, por deri tani nuk kishte asgjë rreth kësaj teme.

Ndërsa sot si Ledri ashtu edhe Noizy kanë dhënë disa mesazhe përmes fotografive që publikuan në llogaritë e tyre zyrtare në Instagram.

Ishte Ledri ai i cili i pari postoi një fotografi në profilin e tij në Instagram në të cilën i la mbishkrimin “Deri dje, deri dje.”

Në anën tjetër, nuk vonoi shumë dhe Noizy publikoi  një foto në llogarinë e tij ku kishte fokusuar atletet e tij, e mbishkrimi i fotos ishte “Deri sot, deri sot”.

Më shumë se kurrë, këto janë sinjale indirekte që këta dy reperë shumë shpejt do t’i shohim në një duet e që pa mëndyshje do të jetë hit, ashtu siç janë këngët e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat