Bleona nxehet me mediet, kërcënon se do t’ua nxjerrë publikisht dashnorët dhe abortet e gazetareve

Mediale Vip

Bleona nxehet me mediet, kërcënon se do t’ua nxjerrë publikisht dashnorët dhe abortet e gazetareve

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 18:34
Bleona Qereti

Një lajm i bërë gjatë ditës së djeshme e ka nxehur fort këngëtaren Bleona Qeretin.

Kjo se, ajo bërë një ngrirje të vezorëve që të ketë mundësi të bëhet nënë edhe kur t’i kalon ora biliogjike.

Mirëpo, ky proces sipas saj u keqkuptua nga mediet, me apo pa dëshirë, pasi nuk përçoi mesazh që nënat të mos kenë fëmijë për shkak të karrierës, por, jep mundësinë të kenë fëmijë në  vitet më vonë.

Përmes disa videove të bëra në Instagram, Bleona ka ‘shpërthyer’ gjithë mllefin e saj në adresë të disa medieve, duke u thënë se nëse nuk  i fshijnë lajmet që i kanë bërë, ajo do t’ua nxjerrë publikisht dashnorët dhe abortet që kanë bërë gazetaret e shoubizit.

Se si do shkoj ky proces, a do merret ajo akoma me mediet apo do ndalojë, do e shohim ditëve në vazhdim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat