Pse policia ndërhyri në ditëlindjen e French Montana’s?

Mediale Vip

Pse policia ndërhyri në ditëlindjen e French Montana’s?

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 09:19
French Montana

Festa e ditëlindjes së French Montana’s u ndërpre nga dy gra, të cilat ishin shkak që policia të arrinte, raporton TMZ.

Burimet e TMZ-së tregojnë se reperi organizoi një ndejë në Beverly Hills të premten natën, në të cilën dy gra u zunë me njëra-tjetrën. Thuhet se rreth orës shtatë të mëngjesit nisi “lufta” mes tyre, njëra prej të cilave lajmëroi edhe policinë.

Asnjëri s’kishte nevojë për trajtim mjekësor, megjithatë thuhet se kishte alkool. Në fund, asnjë arrestim nuk u bë por gratë duhej të largoheshin nga prona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat