Lorik Cana: Kam bërë reklamë me brekë, por jo si Cristiano Ronaldo

Mediale Vip

Lorik Cana: Kam bërë reklamë me brekë, por jo si Cristiano Ronaldo

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 09:44
Lorik Cana

I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana, tha disa fjalë mjaft kuptimplota.

Si shpjegoi se Shkëlzen Gashi me Ergys Kaçen një herë i ka kapur duke folur në anglisht, sepse nuk merreshin vesh prej dialekteve.

Ish-kapiteni i Shqipërisë u ngacmua nga Ermal Mamaqi për faktin që futbollistët paguhen shumë, kur populli “nuk ka bukë të hajë” (si ironi e aktorit për komentet e ndjekësve të tij në rrjetet sociale, kur ai poston diçka të bukur nga jeta e përditshme).

“Nuk është se e kemi zgjedhur ne profesionin. Çdo punë, çdo zanat, është i ndershëm. Pasionet i bëjnë njerëzit të ëndërrojnë, me qindra miliona njerëz. Sigurisht, paguhemi. A kam bërë reklamë për brekët? Po, por jo si Ronaldo. Ai i ka të vetat”, tha Cana.

Po ai që ka turp të zhvishet lakuriq? “Mërgimi”, u përgjigj Cana. Cili flet më shumë me llafe të pista? “Të gjithë përveç Mërgimit”, vazhdoi Cana.

Cili nga lojtarët tregon aventurat me femrat? Dhe sërish përgjigja ishte “Të gjithë, përveç Mërgimit” duke bërë
publikun të shpërthejë në të qeshura. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat