Pas ndarjes nga e dashura, Stresi fyen rëndë…

Mediale Vip

Pas ndarjes nga e dashura, Stresi fyen rëndë…

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 13:27
Stresi

Reperi nga Shqipëria i njohur në publik si Stresi është njëri nga artistët që së fundi është komentuar shumë në lidhje me jetën private.

Nuk ka shumë kohë që Stresi ka bërë të ditur që i dha fund lidhjes me tashmë ish të dashurën, Kejsi.

Ai është goxha aktiv me postime në rrjete sociale dhe së fundi publikoi një foto nga ashensori të cilës ia shoqëroi edhe një mbishkrim.

“E di ca kam kuptuar ne jete : Qe njerzve nuk u mjafton asnjiher ndjenja qe u fal …. nuk di c.mutin duan por di qe nuk duan ne si persona duan ne si personalitet …”, shkruan Stresi mbi fotografi.

Edhe pse nuk ka treguar se kujt ia dedikoi këto fjalë, reperi duket se këtë mbishkrim e kishte bërë pikërisht për ish të dashurën për ta fajësuar për ndarjen.

Stresi këtë vit është pjesëmarrës në “Kënga Magjike” ku u paraqit me këngën “Sa herë e don”, në bashkëpunim me Anxhelo Kocin dhe Flor Banën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat