‘Sherr’ te ‘Kënga Magjike’! Arditi zbulon konkurentët që u përpoqën të korruptonin jurinë

Mediale Vip

‘Sherr’ te ‘Kënga Magjike’! Arditi zbulon konkurentët që u përpoqën të korruptonin jurinë

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 19:39
Ilustrim

Edhe pak javë kanë mbetur nga netët gjysëm finale të spektaklit “Kënga Magjike”. Me rikthime artistësh të mëdhenj dhe gjithashtu shumë prurje të reja, ky edicion ka tërhequr shumë vëmendje.

Çdo vit, për shkak të formulës së votimit, janë krijuar pakënaqësi midis artistëve, duke aluduar për marrëveshje midis këngëtarëve për të marrë vota.

Mirëpo këtë vit , vetë Ardit Gjebrea ka zbuluar dy konkurentë të cilët kanë tentuar të korruptojnë jurinë. Dy këngëtarë të rinj kanë tentuar të korruptojnë Olti Currin duke i ofruar atij një pjatë të shijshme. Bes Kallaku dhe Erion Isai duket se kanë gjetur pikën e dobët të Oltit.Dhe ai duke qeshur ju thotë “Nuk korruptohem aq kollaj unë, por lëre njëherë pjatën këtu

E gjitha kjo ka qënë një shaka e krijuar nga vetë stafi i “Kënga Magjike” , pasi Bes Kallaku dhe Erion Isai do të prezantojnë së bashku me Arditin këtë edicion.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat