Kokë e fortë: Hidhini një sy bizhuterisë që Rita Ora mbajti në MTV EMA

Mediale Vip

Kokë e fortë: Hidhini një sy bizhuterisë që Rita Ora mbajti në MTV EMA

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 15:53
Rita Ora

Rita Ora shkëlqeu hiç më pak se në tetë veshje dhe stile flokësh si nikoqire e MTV Europe Music Awards, gjatë kësaj të diele mbrëma.

E nisi gjithçka me parakalim në tapetin e kuq, në një robëdhëshambër me të cilin dukej si sapo e dalë nga dushi, por kjo s’ishte pamja e saj finale që vodhi zemrat tona.

Këngëtarja nuk u ndal së transformuari gjatë kësaj mbrëmjeje, duke ndërruar jo vetëm veshjet, por edhe stilet e flokëve sa hap e mbyll sytë.

Pasi u shndërrua në karaktere më kontraverse, ajo nuk kishte rënë atë natë në sy, por sot mund të vërehet se çfarë bizhuterish kishte mbajtur në kokë.

Në njërën prej pamjeve, Rita e kishte stolisur kokën e saj, me zinxhirë me plot gurë në stil oriental.

Jo vetëm që këta aksesorë i kishte të shtrënguara në kokë, por përtej kësaj, asaj i vareshin në fytyrë edhe dy ornamente tjera, më të mëdhenj se vathët në stil shandanesh.

Shtrohet pyetja, si ia bëri Rita me tërë këto stoli në kokë? 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat