Paditësi i Sam Smith nuk do të arrijë të fitojë çështjen

Mediale Vip

Paditësi i Sam Smith nuk do të arrijë të fitojë çështjen

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 13:20
Sam Smith

Tekstshkruesi i cili ka paditur Sony-n për hitin e Sam Smith “Stay With Me” duket që nuk do të arrijë atë çfarë do.

TMZ shkruan që gjykata është shumë afër të hedh poshtë çështjen e tij, ngaqë gjyqtari nuk po i beson pretendimet që ai thotë.

Mark Halper ka bërë padinë në vitin 2015, duke kërkuar që të njihet nga Akademia Kombëtare e Artit dhe Shkencës, pasi që sipas tij teksti i kësaj kënge ka përbërjen e njëjte me “Don’t Throw Our Love Away” të Halper, pjesa “stay with me” saktësisht.

Megjithatë gjykatësi ka thënë që Sam Smith nuk ka pasur qasje në atë këngë dhe edhe po të kishte “stay with me” nuk është e mbrojtur nga ligji për të drejtën autoriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat