Samanta Karavella vjen e “humbur” këtë të diele

Mediale Vip

Samanta Karavella vjen e “humbur” këtë të diele

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 15:35
Samanta Karavella

Këngëtarja e njohur Samanta Karavella vazhdon të mbetet njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Këngët e saj mirëpriten çdoherë, ndërsa një projekt të ri këngëtarja është duke u përgatitur ta sjellë së fundmi.

Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, në të cilën shfaqet e shkruar fjala “humbur”, dhe poshtë saj nënvizuar data 19 nëntor.

Fansat aluduan menjëherë me pyetje nëse bëhet fjalë për këngën më të re, e cila mesa duket është pranë.

 

...

A post shared by Samanta Karavella (@samantaofficial) on

Samanta pohoi se në fakt është e vërtet se këtë të diele vjen projekti i saj më i ri.

“Po, ‘Humbur’ është kënga ime më e re, detajet e së cilës nuk do doja t’i zbuloja deri në publikimin e saj, por vjen për fansat brenda këtyre ditëve”, ka thënë Samanta Karavella.

E njëjta ka qenë mjaft aktive këtë vit me projekte të reja në muzikë dhe koncerte, ndërsa është gjithashtu mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale.

Mbetet të shihet, se cila do të jetë befasia e së dielës, që Samanta ka rezervuar kësaj radhe për fansat e saj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat