Gigi Hadid iu mohua viza në Kinë?

Mediale Vip

Gigi Hadid iu mohua viza në Kinë?

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 07:16
Gigi Hadid

Gigi Hadid nuk do të jetë pjesë e ngjarjes së sivjetme të Victoria’s Secret që do mbahet në Kinë, dhe tani përgjegjësi i kësaj ngjarje është duke iu përgjigjur thashethemeve se asaj i është mohuar një vizë në Kinë.

Modelja 22-vjeçare do të duhej të ishte në shfaqjen e saj të tretë të modës për këtë markë, por ajo njoftoi gjatë javës papritur se nuk do të shkojë në Kinë.

Ed Razek, drejtuesi ekzekutiv është përgjigjur tani:

“Lajmet që unë kam lexuar në SHBA këtu në Shangai në lidhje me Victoria Secret Fashion Show, nuk kanë një pasqyrim të saktë”, tha ai për People.

“Kjo padyshim do të jetë ngjarja më e madhe e modës në histori dhe shfaqja jonë më ambicioze deri tani. Ne kemi modele më shumë se kurrë më parë – 55 që përfaqësojnë 17 vende dhe katër artistë të klasit botëror”.

“Kinezët kanë qenë mikpritës dhe partnerë të mrekullueshëm dhe entuziastë. Nga dhënia e më shumë se 700 vizave, duke bashkëpunuar me ne në çdo detaj dhe duke na futur tek ekspertët lokalë që na kanë ndihmuar  në ngjarjen tonë në këtë qytet të modës. Ne i vlerësojmë përpjekjet e tyre dhe gjithçka që kanë bërë për ta bërë këtë ngjarje një sukses. Ne shpresojmë që të shfaqim të drejtpërdrejtë të hënën natën dhe transmetimet ndërkombëtare një javë më vonë”, shtoi ai.

Disa fansa mendojnë se Gigi’t iu mohua një vizë, pasi ajo mërziti popullin kinez me një post në mediat sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat