Labi: Marina dhe Geti nuk më ftuan në dasmë, ndaj njëjtë veprova edhe unë

Mediale Vip

Labi: Marina dhe Geti nuk më ftuan në dasmë, ndaj njëjtë veprova edhe unë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 09:18
Ilustrim - Labinot, Qendresa, Geti dhe Marina

Moderatori i njohur Labinot Gashi ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Shiko kush luan” të moderatores Luana Vjollca.

Në rubrikën e pyetjeve pikante, Alban Ramosaj si konkurrenti tjetër vendosi ta thumbojë me një pyetje mjaft pikante moderatorin e njohur.

Ramosaj pyeti Labin se cilën nga dasmat e personazheve VIP e ka “xhelozuar”, duke qenë se të tilla ka pasur shumë këtë vit.

Dhe Labi në fakt, vendosi të tregojë se në një nga çiftet më të përfolur këtë vit, i ka ngelur hatri.E ata janë Geti dhe Marina, të cilët nuk e ftuan në dasmën e tyre, dhe mu për këtë Labi thotë se edhe ai pastaj veproi njëjtë.

Prezenca e motrës në këtë emision, prezantueses Luana Vjollca, bëri që të krijohet një situatë paksa e sikletshme, megjithatë u mundua të arsyetohej duke thënë: “Po ç’faj kam unë? U arsyetove mirë që s’më ftove”Sido që të jetë, kjo ka ngelur një hatërmbetje e vogël, dhe emisioni më pas ka vazhduar me të qeshura. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat