Ermal Mamaqi, kunja ndaj Luana Vjollcës!

Mediale Vip

Ermal Mamaqi, kunja ndaj Luana Vjollcës!

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 09:47
Ermali dhe Luana

Pa nisur mirë programi “Shiko kush luan” nën drejtimin e Luana Vjollcës në Top Channel, filluan edhe komentet thumbuese me Ermal Mamaqin nëpër rrjetet sociale. Të dy moderatorët e kanë programin mbrëmjen e së shtunës në prime-time!

Mbrëmjen  e kaluar në “Xing me Ermalin” ka qenë e ftuar këngëtarja Bleona Qereti. Përveç intervistës me të në studio, Ermali shfaqi edhe një skenë humori në të cilën luante rolin e një recepsionisti në hotel,  e Bleona ishte klientja Vip që i kërkonte një dhomë.

“Një natë do rri se kam ardhur për punë. Do shkoj te Xing me Ermalin, dua një dhomë modeste”, i thotë ajo.

“Te ai budallai do shkosh mi, shko tek Luana, ajo thyen rekorde!”, ka qenë përgjigja thumbuese e Ermalit, i cili përmes këtij komenti i hedh një kunj thumbues Luanës. Që të dy hahen prej javësh se cili ka shikueshmërinë më të madhe e postojnë grafikë mbi audiencën e lartë të emisionit të tyre.

Po ju kë preferoni prej tyre?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat