Gaga me fjalë prekëse pas vdekjes së Alaia

Mediale Vip

Gaga me fjalë prekëse pas vdekjes së Alaia

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 11:05
Lady Gaga dhe Azzedine Alaia

Lady Gaga ka bërë një postim prekës për të kujtuar dizajnerin e modës Azzedine Alaia, i cili vdiq dje në moshën 77-vjeçare.

Këngëtarja shfrytëzoi Instagramin e saj për të ndarë një fotografi me të ndjerin, së bashku me një mesazh të dhimbshëm.

“Do të vajtoj përgjithmonë humbjen e mikut tim. Një gjeni i vërtetë jo vetëm në modë, por edhe në zemrën e tij. Ai ishte një mbret dhe kishte standardet e tij më të larta të dizajnit dhe etikës së punës. Ai ishte aq i dhënë, i dashur, zemrën e kishte të plotë dhe të pastër”, shkroi Gaga.

“Të thuash se ai ishte i veçantë do të ishte një nënvlerësim, të thuash se ishte integrues, i rëndësishëm dhe me ndikim në modë, thjesht nuk mjafton. Askush nuk bëri atë që bëri ai. Ai duhet të kujtohet si një nga projektuesit më të mëdhenj të modës që bota ka njohur ndonjëherë. Të dua Azzedine”, përfundoi Gaga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat