Alban Skënderaj i dedikon fjalë dashurie Miriamit

Mediale Vip

Alban Skënderaj i dedikon fjalë dashurie Miriamit

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 13:14
Alban Skënderaj

Një nga çiftet më simpatike të estradës sonë janë Miriam Cani dhe Alban Skënderaj.

Dyshja kanë edhe dy këngë të përbashkëta me të cilat kanë rrëmbyer zemrat e publikut.

Ditë më parë, Miriami ka paralajmëruar një këngë të re të cilën do ta sjell në duet me Albanin, por para kësaj ajo sot lanson projektin solo me titull “Meteor”, këngë e cila e rikthen Miriamin pas një pauze të gjatë në skenë.

Në rrjete sociale, Albani ka paralajmëruar këngën e Miriamit , me një mbishkrim përplot dashuri, e që mund të jetë edhe varg i shkëputur nga projekti i ri i saj.

“Nuk thoja kot qe je nje Engjell [????] [????????] ”, ka shkruar Albani mbi imazhin në të cilin Miriami shihet me një palë krahë engjulli.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat