Flori Çoçaj publikon hitin 'Jarani jem', këngë plot shije

Mediale Vip

Flori Çoçaj publikon hitin 'Jarani jem', këngë plot shije

Nga: Maksim Gjokaj Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 20:39
Flori Çoçaj

Videoklipi i "Jarani jem" ka pak ditë që është publikuar dhe duket një realizim i arrirë. Skena të bukura, stil dhe si përfundim një produkt që e vlen të dëgjohet dhe të shikohet.

Edhe një këngë e re, e bukur dhe ritmike nga këngëtari i dëshmuar Flori Çoçaj. Që në tingujt e parë, kënga me titull "Jarani jem", të rrëmben, të përfshinë, e të bënë për vete.

Këngëtari rikthehet me këtë projekt premtues, duke synuar që kënga e tij të jetë një ndër hitet e momentit.

Kënga është punuar mjeshtërisht nga Ilir Berani, krijuesi i shumë hiteve, i cili ka shkruar tektin dhe krijuar melodinë.

Orkestrimi është bërë nga Ardian Kastrati, ndërkaq videoklipi është realizuar nga produksioni "Four Infinit Production".

Flori Çoçaj thotë: "Shpresoj të ju pëlqej projekti im më i ri. Njehërit falenderoj të gjithë jaranat e mi që janë pjesë e videoklipit tim"./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat