Ledri dhe Noizy në studio bashkë, Faton Shoshi i quan “djemtë e tij”

Mediale Vip

Ledri dhe Noizy në studio bashkë, Faton Shoshi i quan “djemtë e tij”

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 21:52
Ledri Vula, Noizy dhe Faton Shoshi

Ledri Vula dhe Noizy shumë shpejt do të publikojnë bashkëpunimin e tyre të ri.

Dhe, njeriu më krenar për këtë duket se është menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi.

Njeriu i cili konsiderohet si “fajtori” prapa suksesit të Ledrit e Era Istrefit në vitin e fundit ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram.

 

My boys ???????? me bomb atomike

A post shared by Faton Shoshi (@fatonshoshi) on

Ai në studio shihet me Ledrin dhe Noizyn, dy prej reperëve më të mëdhenj shqiptar, të cilët më parë kanë pasur marrëdhënie jo të mira.

Por, duket se ndikimi i Shoshit ka bërë që palët të largojnë dallimet e tyre dhe të vijnë me një bashkëpunim të madh për fundvit.

Ndryshe, Telegrafi ditë më parë raportoi se Ledri do të publikojë edhe pesë bashkëpunimë të mëdha deri në janar. Në mesin e bashkëpunimve pritet të ketë emra të zhanreve të ndryshme dhe femra të estradës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat