Ish-e dashura e Ben Affleck kalon momente të vështira

Mediale Vip

Ish-e dashura e Ben Affleck kalon momente të vështira

Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 17:17
Jennifer Garner dhe Ben Affleck

Kanë kaluar më shumë se dy vjet e gjysmë qëkur Jennifer Garner dhe Ben Affleck njoftuan opinionin se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Edhe pse Ben gjeti partnere tjetër, producenten e televizionit Lindsey Shukus, aktorja Jennifer Garner ende është vetëm.

Ajo ka konfirmuar për media se po kalon momente të vështira dhe se nuk është e gatshme të dalë në takime për të gjetur të dashurin e ti.

“Nuk kam zgjedhur një lloj të këtij jetese për vet ose për fëmijët. Asnjëherë nuk kam zgjedhur të jem vetëm dhe në këtë pozitë. Kjo është diçka nëpër të cilën duhet të kalojmë”, është shprehur aktorja.

Ben dhe Jennifer ishin së bashku për dhjetë vjet dhe sot janë mjaft të afërt. Dihet se aktorja i ka ndihmuar ish-bashkëshortit të saj për t’u shëruar nga alkoolizmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat