Qendesa Batllava me një super vokal thotë “Dashni e huj”

Mediale Vip

Qendesa Batllava me një super vokal thotë “Dashni e huj”

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 21 nëntor 2017 Në ora: 22:02
Qendesa Batllava

Një baladë vërtetë e bukur sapo ka ardhur. Ajo mban titullin “Dashni e huj” kënduar me një super vokal nga këngëtarja Qendresa Batllava, kënga që ka edhe një realizim klipi mjaft të përshtatur nga produksioni i njohur MProduction.

Këngëtarja e cila ka 7 vite që merret me muzikë dhe ndryshe është vajza e folkloristit të njohur Enver Batllava, ka sjellë këtë balada që është klipi i saj i dytë, ndërsa që në orët e para të publikimit ka nisur të dëgjohet e të pritet shumë mirë.

Ne kemi nisur ta dëgjojmë e ta ridëgjojmë besoj se edhe juve do tju bëjë për vete kjo këngë e bukur me muzikë dhe orkestrim nga Egzon Bajraliu dhe me tekst nga Kreshnik Avdiu. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat