I dashuri i Lady Gagas e bën tatuazh fytyrën e saj

Mediale Vip

I dashuri i Lady Gagas e bën tatuazh fytyrën e saj

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 14:24
Lady Gaga me të dashurin e saj

I dashuri i Lady Gagas, Christian Carino, duket se ka plan të jetojë me të përgjithmonë.

Bazuar në fotografitë e fundit, agjenti i talenteve, i cili është në lidhje me këngëtaren për gati një vit, ka bërë tatuazhin e saj në krahë.

Fotografia që ai zgjodhi për ta jetësuar përgjithmonë në trupin e tij duket të jetë një fotogtafi nga revista e saj V Asia në vitin 2011.

“I dashuri i ri i Lady Gagas, Christian ka bërë tatuazhin e saj në krahë”, thuhet në një nga faqet e fansave të këngëtares, shoqëruar edhe me fotografi që e dëshmojnë një gjë të tillë.

Gjërat mes çiftit duket se vërtetë po ecin me hapa të shpejtë.

Më 1 nëntor, Us Weekly pati raportuar se Gaga dhe Christian janë fejuar gjatë verës, në mënyrë sekrete.

Madje sipas të njëjtit shkrim, Carino ka marrë leje nga babai i këngëtares për një gjë të tillë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat