Selena i bën “unfollow” The Weeknd në Instagram, zyrtarisht me Bieber!

Mediale Vip

Selena i bën “unfollow” The Weeknd në Instagram, zyrtarisht me Bieber!

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 16:30
Selena Gomez me The Weeknd

Selena Gomez dhe Justin Bieber nuk po rikujtojnë thjesht kohët e vjetra me daljet e tyre publike. Ata janë zyrtarisht bashkë, e për këtë mos kini më dyshime. Megjithatë, që pas puthjes të mërkurën mbrëma, fansat janë mëse të sigurt për këtë.

Kemi parë jo pak nga çifti së fundmi. Që nga brohoritja e Selena-s për Bieber gjatë ndeshjes hockey, e deri tek shëtitja bashkë e qenit që Gomez kishte adoptuar me The Weeknd, dyshja e famshme po vihen gjithmonë e më shumë në qendër të vëmendjes. “Po kënaqen pafund. Po e shijojnë çdo moment, pasi tani janë edhe më të rritur dhe ndarja i ka ndihmuar të kuptojnë gjërat mes njëri-tjetrit”, ka deklaruar një burim pranë çiftit.

Por, syrave detajistë nuk iu ka shpëtuar edhe një tjetër detaj. Selena i ka bërë “unfollow” The Weeknd në Instagram! Edhe pse fillimisht Selena vazhdoi të pëlqente fotot e ish-të dashurit në rrjetin social, duket se gjërat kanë ndryshuar në pak javë. Tashmë, mbetet të duartrokitet çifti Jelena…!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat