A e konfirmoi Kris shtatzëninë e Khloe dhe Kylie?

Mediale Vip

A e konfirmoi Kris shtatzëninë e Khloe dhe Kylie?

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 18:51
Kris, Khloe dhe Kylie

Tash e ca kohë nëpër mediat rozë po qarkullon lajmi për shtatzëninë e Khloe Kardashian me të dashurin Tristan Thompson si dhe e Kylie Jenner me Travis Scott.

Asnjëra nga këto nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Megjithatë Kris Jenner ka postuar një fotografi të pixhameve për nipat dhe mbesat e saj me mbishkrimin “Mezi po pres që të përqafoj nipat e mbesat e mia. Faleminderit për këtë koleksion për secilin prej nipërve të mijë”.

E fansat e saj ishin të shpejtë kështu duke vërejtur që në fotografi janë nëntë palë pixhame, kurse Kris ka gjashtë nipa dhe mbesa.

Këto dhurata mund të jenë dedikuar për fëmijët në pritje të Kylie, Khloe dhe Kim.

Image
Instagram
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat