Hyrem në prag të martesës, merr propozimin e ëndrrave

Mediale Vip

Hyrem në prag të martesës, merr propozimin e ëndrrave

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 22:17
Bassel Alzaro dhe Meryem Uzerli

Ajo ka luajtur rolin e Sulltaneshës Hyrem, duke u kthyer në një nga aktoret më të pëlqyera turke, por jo vetëm.

Për Meryem Uzerli jeta private nuk ka shkuar si duhej. Ajo është ndarë nga babai i vajzës së saj, e më pas nga i dashuri. Tashmë duket se fati po i buzëqesh. I dashuri aktual, Bassel Alzaro, i ka propozuar për martesë.

Pak ditë më parë ai ka takuar familjarët e saj dhe më pas janë nisur drejt Dubait, ku i ka propozuar në një natë shumë romantike. Në një video të postuar nga ai, duket unaza me diamant e ‘Hyremit’.

Image
Meryem Uzerli
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat