Enca rebelohet me kolegët këngëtarë: Nëse dëgjoj edhe një këngë tjetër për…

Mediale Vip

Enca rebelohet me kolegët këngëtarë: Nëse dëgjoj edhe një këngë tjetër për…

Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 22:30
Enca Haxhia

Enca është njëra ndër këngëtaret së cilës i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave rozë. Së fundi këngëtarja ka postuar  një foto me mbishkrim , ku shfaqet e rebeluar , lidhur me disa fjalë që përdoren në tekstet e këngëve shqiptare. Kujtojmë se Gjiko ka arritur mbi 8 mln klikime në Youtube me këngën “Papuçe Gucci”. Por kjo këngë dhe shumë të tjera që mbajnë tituj të markave të njohura si “Gucci” apo “Luis”, Enca nuk do t’i dëgjojë më.

Asaj i kanë ardhur në “majë të hundës” tekstet ku përmenden dy nga firmat e njohura, Vuitton apo Gucci. E nxehur ajo ka shkruar:

“Nëse dëgjoj edhe një këngë tjetër për “Gucci” ose “Louis, do të vjell.” Me kë ta ketë vallë kësaj radhe këngëtarja?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat