Mel Gibson i befasuar që ka ende karrierë

Mediale Vip

Mel Gibson i befasuar që ka ende karrierë

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 15:02
Mel Gibson

Mel Gibson ka shprehur befasinë e tij që ai ende është pranuar në Hollywood, edhe pas një numri skandalesh në të kaluarën.

Pavarësisht figurës së tij kontradiktore, karriera e Gibsonit ka përjetuar një ngritje në vitet e fundit.

Ai ishte nominuar për çmimin Regjisori më i Mirë më 2017 për filmin Hacksaw Ridge.

“Jam i surprizuar sepse kam qenë duke gërrmuar për një gropë në 10 vjetët  e fundit”, tha Gibson në Graham Norton Show.

“Bash sinqerisht, ka qenë një punë e zellshme personalisht dhe profesionalisht, por puna vazhdon dhe mendoj që vazhdon për shumicën prej nesh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat