Noizy dhe Ledri me “Dje & Sot” prijnë në këto shtete

Mediale Vip

Noizy dhe Ledri me “Dje & Sot” prijnë në këto shtete

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 18:14
Noizy dhe Ledri

Dy ditë më parë është publikuar projekti “Dje & Sot” nga dy reperët e njohur Ledri Vula dhe Noizy.

Bashkëpunimi mes dy prej reperëve më të kërkuar në estradë nuk pritej nga publiku, por që u prit mirë dhe menjëherë ka hyrë në mesin e këngëve më të dëgjuara aktuale.

Për 24 orë, kënga ka marrë mbi 1 milionë klikime dhe tashmë ka kaluar kufijtë dhe dëgjohet edhe në shumë shtete të tjera.

Në rrjete sociale, dyshja kanë publikuar disa fotografi në të cilat tregojnë se kënga e tyre ka hyrë në listën “tending” në shumë shtete.

Në Gjermani, është e teta, në Maqedoni e para, në Zvicër e gjashta, ndërsa në Itali është e dymbëdhjeta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat