Truku i thjeshtë që e ndihmoi Princin Harry ta fitojë zemrën e Meghan-it - Bota Sot
Truku i thjeshtë që e ndihmoi Princin Harry ta fitojë zemrën e Meghan-it

Mediale Vip

E hënë, 11 dhjetor 2017

Truku i thjeshtë që e ndihmoi Princin Harry ta fitojë zemrën e Meghan-it

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 13:05
Prince Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry ka zbuluar sekretin e tij për sukses në romancë: t’ia nisni mbrapshtë!

Po pra – shumica e çifteve fillojnë romancën duke dalë në restorante luksoze, para se gjërat të fillojnë të bëhen më serioze dhe ta krijojnë një rutinë në divan para televizorit.

Por Princi Harry dhe e fejuara Meghan Markle e kanë filluar romancën ndryshe nga ç’është zakoni – brenda katër mureve të një shtëpie, para se të dilnin për shujta dhe pije në qytet.

33-vejçari ka treguar se receta e tij është e thjeshtë për ndërtimin e një lidhje të fortë, ndërsa i ka nxitur edhe tjerët të veprojnë si ai.

Ai ka thënë: “Dilni më pak në restorante dhe shpenzoni më shumë kohë në shtëpi. Për ne ka qenë mundësi e mahnitshme ta njohim njëri-tjetrin pa i parë njerëzit tjerë duke qëndruar në celularë”.

Po pra, të pasurit romancë me një princ nuk përfshin dhurata të shtrenjta dhe udhëtime luksoze, por rehati dhe komoditet në divan para televizorit.

“Ne e filluam mbrapsht tërë procesin, kalonim net të tëra së bashku para televizorit, dhe gatuanim darkë në vilën tonë në vend se të dilnim për darkë. Kjo pa dyshim se na ka afruar më shumë me njëri-tjetrin”, ka rrëfyer ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test