Mariah Carey fitoi miliona dollarë nga ndarja me të fejuarin

Mediale Vip

Mariah Carey fitoi miliona dollarë nga ndarja me të fejuarin

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 06:28
Mariah Carey dhe James Packer

Kur Mariah Carey dhe ish-i fejuari i saj, James Packer u ndanë në vitin 2016, ajo kërkoi një shumë të madhe parash.

Një raportim i ri thotë se këngëtarja e njohur nga kjo ndarje ka përfituar disa miliona dollarë, por që kjo shumë është akoma larg asaj që ajo ka kërkuar.

Sipas të njëjtit burim, Carey dhe Packer kanë arritur muaj më parë një marrëveshje ku u dakorduan që këngëtarja ta mbajë unazën e saj të fejesës 35 karatëshe.

Dhe mes unazës e parave kesh duket se këngëtarja do të ketë në duar një shumë prej 5 deri 10 milionë dollarë.

Kur çifti u ndaj në muajin tetor të vitit 2016, diva kërkoi që Packer t’i paguante 50 milionë dollarë.

Në atë kohë, ajo pretendonte se ishte Packer ai që e bëri që ajo të transferohej nga New Yorku në Los Anxhelos duke ndryshuar kështu rrënjësisht gjithë jetën e saj, që ai mund të ishte pranë fëmijëve të tij.

Ajo ka thënë gjithashtu se ai ka bërë “premtime financiare” për të.

Më 27 tetor, TMZ duke cituar një burim të afërt me këngëtaren raportoi se i fejuari i saj i ka bërë “diçka të tmerrshme” asistentes së këngëtares derisa çifti ishin në Greqi.

Sipas të njëjtit burim, këngëtarja ishte shumë e traumatizuar sa u detyrua të anulojë turneun e saj në Amerikën Jugore, gjë që ajo e ka përfshirë në kërkesën e saj për 50 milionë dollarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat