Kolegu i McGregor “thumbon” Rita Orën

Mediale Vip

Kolegu i McGregor “thumbon” Rita Orën

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 15:59
Rita Ora dhe Conor McGregor

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, dhe ylli i arteve marciale, Conor McGregor, u takuan së fundi në Fashion Awards, dhe pozuan së bashku.

Rita publikoi njërën nga këto fotografi në llogarinë e saj në Twitter me mbishkrimin “Natë takimi”, duke etiketuar profilin e McGregor-it në këtë rrjet social.

Nuk vonoi shumë që partneri i tij, Artem Lobov, t’i replikojë Rita Orës me mjaft “thumba”.

“Më vjen keq Rita, hamburgerët janë të mirë por jo kur ke biftek te shtëpia”, shkroi Lobov në Twitter, duke nënkuptuar se McGregor ka një grua në shtëpi.

McGregor është në lidhje që tetë vjet me Dee Devlin me të cilën ka edhe një djalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat